Medalje ari per atletin shkodran Franko Burraj ne mitingun nderkombetar te zhvilluar ne Greqi.

Ai ka dominuar ndaj konkurrenteve te tjere ne garen e 400 metrave duke merituar vendin e pare me kohen 46″79 duke lene ne vend te dyte nje atlet grek dhe ne te tretin nje qipriot.

Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani kane udhetuar diten e djeshme drejt vendit fqinj nderkohe qe garat jane zhvilluar diten e sotme ne Athine. Kuptohet qe pritshmeria ishte e madhe per atletin shkodran qe vinte nga nje paraqitje shume e mire ne Kampionatin Europian qe u zhvillua pak dite me pare ne Suedi.

Dhe kete forme te mire ai e demostroi edhe ne kete miting nderkombetar ku u shpall i pari. Padyshim qe keto suksese jane frut i punes se palodhur qe ai bashke me trajnerin bejne çdo dite ne stervitje por edhe i talentit qe ai posedon.

Pas kesaj medalje te arte, Franko Burraj eshte ne pritje te pjesmarrjes ne te tjere aktivitete te rendesishme ku padyshim do te tentoje thyerjen e rekordit dhe ngjitjen ne podium.

Artikulli paraprakBANORËT E KAÇINARIT NË MIRDITË LARGOJNË MAKINERITË
Artikulli tjetërORA E MENÇUR, TË PËRDORËSH KRAHUN SI ”TOUCH SCREEN”