Atleti shkodran Izmir Smajlaj shpallet sërish Kampion Ballkani në garën e kërcimit së gjati. Në garat e zhvilluara ditën e sotme në Stamboll tëTurqisë, ai ka zënë vendin e parë ndër gjithë konkurrentët duke siguruar medaljen e artë të këtij aktiviteti për të gjashtin vit rradhazi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sportisti përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“I nderuar të jem sërisht për të 6-tin vit rradhazi Kampion Ballkanik! Prej vitesh, ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim. Falenderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Bashkia Tirane, Klubi Sportiv Tirana edhe KOKSH të cilet së bashku besojnë cdo herë tek une dhe objektivat e mi. Gara të tjera na presin këtë 2022’! Është vetem fillimi”.

Artikulli paraprakCOVID19/ MSH: JA SA RASTE TË REJA REZULTOJNË SOT NË VENDIN TONË
Artikulli tjetërKRIMET E RËNDA KUNDËR PERSONIT/ A DUHET TË ASHPËRSOHET DËNIMI PËR AUTORËT PËRSËRITËSJA ÇFARË THOTË RAMA