BAYERN E NIS SEZONIN ME FITORE, 2-1 NDAJ WOLFSBURG.
Atletico Madrid është fitues i Superkupës së Spanjës pasi mposhti Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit. Heroi i skuadrës ishte sulmuesi korat, Mario Mandzukiç që arriti të shënonte golin e vetëm dhe të fitores të kësaj supërsfide.
Këtë sukses ekipi i Diego Simeones e ka arritur pasi e ka mposhtur Real Madridin, në ndeshjen e kthimit, në Vicente Calderon me rezultat 1:0 me një avantazh të siguruar që në minutën e dytë. Ndeshja për hir të së vërtetës ka qenë spektakolare ndonse nuk ka patur asnjë gol tjetër. Qoftës Atletico por dhe Reali kanë patur raste të pastra për shënim. Mëgjithatë, Ançeloti pëson dhe disfatën e parë në një Kupë pasi ka marrë drejtimin e Madrilenëve, duke e nisur kështu sezonin e ri me një trofe të humbur.
Bayern Munich e ka nisur sezonin me fitore. Ekipi i Pep Guardiolas ka mposhtur Ëolfsburgun në Allianz Arena me rezultatin 2:1 Ekipi bavarez ka arritur të shënojë i pari në minutën e 37-të me anë të Tomas Myler. . Kurse, vetëm pas dy minutave në pjesën e dytë Arjen Robben shtoi epërsinë në 2:0. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm pas pesë minutave ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e Ivica Olic. Mëgjithatë skuadra e Ëolfsburgut ka patur disa raste të pastra për të shënuar dhe goin e barazimit por lojtarët janë treguar të pasaktë përpara portës së mbrojtur nga Manuel Neuer. Në këtë takim është aktivizuar dhe Xherdan Shaqiri.