Ekipet e moshave të “Atletik Klub Shkodra” janë nisur këtë të mërkurë drejt Italisë, atje ku do të marrin pjesë në edicionin e rradhës të turneut që zhvillohet çdo vit në Roveretto. Kjo Akademi sivjet do të marrë pjesë me plot gjashtë ekipe të grupmoshave të ndryshme. Përpara nisjes për në Itali, drejtori teknik i kësaj Akademie, Elis Legata tha se ashtu si vitet e tjera, edhe sivjet, ekipet e “Atletik” do të synojnë suksesin.

Edhe trajneri Eder Zmijani u shpreh optimist se ekipet e “Atletik Klub Shkodra” do të bëjnë një paraqitje dinjitoze në këtë turne.

Ky është viti i 13-të që ekipet e “Atletik” marrin pjesë në këtë turne, teksa edicioni i sivjetshëm do të jetë i 35-ti që zhvillohet dhe përveç “Atletik” do të marrin pjesë edhe shumë ekipe të tjera nga Italia, Gjermania, Çekia, Holanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori e shumë shtete të tjera.

Artikulli paraprakSHKATËRRIMI I PYJEVE NË MIRDITË
Artikulli tjetërTENIS, SHKODRA MIRËPRET TURNEUN E RRADHËS