Izmir Smajlaj pasi u shpall kampion i Ballkanit tashmë ka një tjetër sfidë të rëndësishme në sportin e atletikës.

Shkodrani po merr pjesë në kampionatin Europian që sërish po zhvillohet në Serbi. Në ditën e parë të kësaj gare Smajlaj ka arritur që të kualifikohet për në fazën finale të kampionatit europian duke vijuar ëndrrën e tij për të qenë në një prej tre vendeve të para që do t’i siguronte edhe një medalje. Smajlaj në provën e parë në kërcim së gjati ka kërcyer 7:98 duke arritur të njëjtin rezultat si në kampionatin ballkanik kur mori medaljen e arit. Tashmë me këtë rezultat 7:98 shkodani ka siguruar biletën për në finalet e europianit duke qenë shumë më afër realizimit të ëndrrës së tij. Pasi erdhi nga kampionati ballkanik Smajlaj deklaroi për “Star Plus” se objektivi i tij është që në finalet e kampionatit Europian të kërcejë mbi 8 metër për të qenë në zonën e medaljeve dhe po ashtu për të thyer sërish rekordin kombëtar që e mban po vetë. Aktualisht atleti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare po kalon një formë të mirë sportive çka shton shpresat për një rezultat pozitiv dhe për fitimin e njërës prej medaljeve. Natyrisht që kësaj here gara është shumë më e fortë për shkak se konkurentët janë më të shumtë dhe me një nivel më të lartë se sa në kampionatin ballanik që u zhvillua mes 16 shteteve të ndryshme pak ditë më parë në Beograd. Edhe kësaj here gara europiane po zhvillohet në Serbi në stadiumin “Kombank Arena”. Atleti Smajlaj synon që të përsërisë të njëjtën ndjesi që është ngritja e flamurit kuqezi në arenën europiane por që do të ishte edhe një sukses më i madh jo vetëm për shkodranin por edhe për Shqipërinë.

Artikulli paraprakPROKURORIA: BURG PËR GRUPIN E TRAFIKANTËVE NJERËZORË
Artikulli tjetërPERPLASJE ME ARME MES DY BIZNESMENEVE ,S’ KA TE LENDUAR.SHKAK KONKURENCA