Atletika shkodrane nuk di të ndalet. Pas fitimit të të gjitha trofeve të sezonit për moshat, si edhe Kupës së Shqipërisë për të rritur, rradhën për të përsëritur një tjetër sukses të tillë e kishte Vllaznia U-20. Ky ekip, nën drejtimin e krye-trajnerit Albert Marashi, si edhe ndihmësve të tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, triumfoi në garat e kampionatit kombëtar, duke fituar titullin kampion si ekip me 105-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, si individë, Kupa e atletit më të mirë të aktivitetit i takoi Erdi Dukës, i cili u shpall kampion në garën e kërcimit së gjati, ku grumbulloi 875-pikë. Ndërkohë, krahas Erdi Dukës që u shpall sportisti më i mirë, në garat e zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”, spikatën edhe atletët Rigers Haxhiaj në vrapimin 100-metër, Genald Selhanej në vrapimin 110-metër me pengesa dhe 200-metër, Sidrit Kopliku në 400 dhe 800-metër me pengesa, Mario Cepi në kërcim tre-hapësh, Arjon Alibali në kërcim së larti, si edhe Elizeo Spathari.
Të gjithë këta atletë shkodranë u shpallën kampionë individualë në garat e tyre personal dhe në këtë mënyrë, në klasifikimin ekipor, Vllaznia i mbylli garat në vendin e parë me 105-pikë.