Efekti Zidane nuk bën më punë. Reali i Madridit humbi në shtëpi derbin me Atleticon.
0-1 për Los Colchoneros me golin deciziv të Griezmann. Bernabeu kërkoi edhe një herë dorëheqjen e Florentino Perez , reali rrëshket minus katër pikë nga skuadra e Simeones, dhe të dielën mund të ketë Villarrealin vetëm 2 pikë pas, duke rrezikuar dhe vendin e tretë dhe kualifikimin direkt në Champions, ndërsa Barcelona është 12 pikë larg. Gjatë minutave të para ishte Reali që e nisi sfidën me një dominim të lehtë por Los Colchoneros nuk lejuan hapësira për treshen Ronaldo-Benzema-Bale. Skuadra e Simeones e rriti nivelin me kalimin e minutave dhe në të 10-ën, Augusto Fernandez dha shkëndijën e parë. Skuadra e Zidane vazhdoi të kontrollonte lojën me pasime të shumta dhe në të 33-ën, Karim Benzema tentoi me një goditje nga jashtë zonës por topi përfundoi larg shtyllës së majtë. Rastin e parë të rrezikshëm e krijoi Antoine Griezmann 4 minuta nga fundi i pjesës së parë. Francezi goditi me një top të rrezikshëm që do të ishte ndalur në rrjetë nëse Keylor Navas nuk do të kishte kryer një pritje spektakolare. Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo rrezikoi kuadratin e Atleticos, por goditja e portugezit rezultoi e pasaktë. 5 minuta më pas, Griezmenn i dha fund shterpësisë prej 5 takimesh pasi nëpërmjet një kombinimi të saktë me Felipe Luis, e ndali topin në rrjetën e Keylor Navas. Gol me peshë për francezin që rikthehet të shënojë pas një muaj dhe plot 321 minutash agjërime. Zidane nxorri nga loja James për Lucas Vasquez dhe menjëherë më pas Bernabeu përsëriti korin që kishte lëshuar në disfatën 4-0 të pësuar nga Barcelona në vejshtë, duke përsëritur disa herë “Florentino jep dorëhqejen”. Reali reagoi me Ronaldon që impenjoi Oblak me kokë dhe me një tentativë të të riut Mayoral, i cili u shfaq shumë aktiv e kërkoi madje dhe një penallti për një faull të Gabit ndaj Danilos dhe u hodh përpara, por pa mundur të cajë mbrojtjen më të mirë të La Ligas, me vetëm 11 gola të pësuar në 26 javë. Në fund u mbyll me Realin e mposhtur dhe vërshëllimat që mbytën himnin e transmetuar me gjithë volumin. Reali luan duart nga kampionati dhe i mbetet vetëm Championsi, një udhëtim i vështirë, pasi në Bernabeu ndryshojnë trajnerët por mbeten problemet. Në 8 ndeshjet e tij të para në La Liga, Benitez kishte bërë 18 pikë nga 24 të mundshmet, Zidane është ndalur në 17, dhe mbi të gjitha Benitez e përzunë kur Barcelona ishte vetëm 5 pikë larg.