Atletja e madhe shkodrane Vera Bregu, me një sërë suksesesh në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në gjithë karrierën e saj si atlete e Vllaznisë dhe ekipit kombëtar është nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga Presidenti i Republikës.

Në aktivitetin “100 vite Vllaznia atletikë” Leonard Tase, këshilltar i Presidentit Ilir Meta i dorëzoi në mungesë babait të Vera Bregut, një tjetër ish-sportist dhe trajner Dedë Bregut titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Babai i Vera Bregut, Dedë Bregu falanederoi për këtë nderim që i bëhet vajzës së tij.

Ish-atletja Vera Bregu, një kampione absolute u nderua nga bashkia Shkodër edhe me çertefikatë mirënjohje si një ndër 12 atletet më të mira në historinë 100 vjeçare të shoqërisë Vllaznia.

Vera Bregu që në moshën 12-vjeçare stervitet nga një ish-rekordmene dhe kampione e këcimit së gjati si Angjelina Gurakuqi. Në moshën 14-vjeçare kalon me të rriturat e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Vildan Tufi. Në moshën 14-vjeçare kërcen 4.92 m duke u shpallur kampione për moshën e saj. Në vitin 1987 vendos rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati për të reja me 5.87 metra.

Në vitin 1998, shpallet Kampione Kombëtare duke përmirsuar njëherësh edhe rekordin kombëtar të të rriturave nga 5.98 m në 6.05 metra duke u bërë atletja e parë në Shqipëri që kapërcen 6 metërshin në kërcimin së gjati ndërsa e thyen sërish duke kërcyer 6.14 m ndërsa shkon deri në 6.53 m. Aktualisht kampionia e madhe Vera Bregu, fituese edhe e medaljeve ballkanike jeton jashtë Shqipërisë me familjen e saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, “EKRANI I ARTIT” TEK OBORRI I IDROMENOS
Artikulli tjetërLIVING – PASIONI GATIMIT