Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë. Lulishtja pranë memorialit të heroit tonë kombëtare, Gjergj Kastrioti, është kthyer në epiqendren e mbrëmjeve.
Dekori festiv i shoqeruar me aktivitetet e shumta artistike dhe shijen e ushqimeve të shefave lezhjanë po mbledhin çdo nate qytetare dhe visitor te shumte.

Qytetaret thonë se atmosfera e krijuar këtë vit është mjaft tërheqese, ndaj dhe ndjehen mire me menyren sesi Lezha ka zgjedhur të festoje, duke ftuar edhe të tjere që të vine dhe ta shijojne.

Ambjenti festiv në Lezhe nisi këtë fillim dhjetori dhe do të jetë funksional deri në fillim të vitit të ardhshem, si një mundesi më shumë për qytetaret dhe vizitoret për të shijuar atmosferen festive të këtij fund viti.

Artikulli paraprakDOKUMENTARI PËR LUÇIA NADIN
Artikulli tjetërLEZHA E RREZIKUAR NGA PËRMBYTJET