Ashtu si çdo qyteti i botës, edhe New Yorku, një ndër qytetet më të mëdha është përfshirë nga atmosfera e festave.

Gjatë pushimeve në New York, nuk mund të ikësh pa provuar çokollatën e nxehtë dhe blerjet për

Mund të shtohet patinazhi i akullit në hijen e rrokaqiejve dhe sigurisht mund të vizitosh fshatin dimëror në Bryant Park, i cili më 5 dhjetor zhvilloi ngjarjen e mahnitshme të ndriçimit të pemëve të kompletuar me një kor rinor e një vizitë nga Babagjyshi.

Fshati Vjetor i Dimrit përmban dhjetëra dyqane, që ofrojnë një përzgjedhje të gjerë, kështu që vizitorët mund të kontrollojnë gjithçka sidomos kur bëhet fjalë për dhurata.
Nëse doni ta takoni personalisht Babgjyshin dhe t’i shprehni dëshirën për këtë vit, Bryant Park është vendi i duhur.

Opsionet e ushqimit janë të bollshme dhe më e kërkuara është çokollata e nxehtë dhe mushti i mbuluar.

Pista e patinazhit prej 17 mijë metrash katrorë nën shkëlqimin e dritave është një prej aktiviteteve më të bukura.

Artikulli paraprakMETA PËRSHËNDET MIRATIMIN E LIGJIT: SHQIPTARËT E MALIT TË ZI DO FESTOJNË FESTËN KOMBËTARE
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHËN 73-VJEÇARE BUKUROSHJA E FILMIT ‘LOLITA’