Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vehtes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë Shkodër. Ato tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.
Bashkia Shkodër këtë vit, nisi festën me 1 Dhjetor nën slloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë cdo natë në sheshin para bashkisë një atmosferë feste, të gërshetuar me shtëpizat që ofrojnë shërbimet dhe produkte për të gjithë si dhe lojrat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të krishtlindjes dhe Vitit të Ri.