Këtë 14 shkurt, atmosfera e krijaur në rrugët e qytetit ishte e vakët krahasuar me vitet e kaluara. Ndikimi I krizës ekonomike duket se nuk ka kursyer as ditën e të dashuruarve. Rritja e çmimeve ka prekur edhe dyqanet e luleve, ku trëndafili, lulja simbol e kësaj feste shitej nga 300 – 400 lekë në dyqanet në qendër të qytetit. Jashtë kameras, shitësit në këto dyqane pranojnë se ka një rënie të ndjeshme të kërkesave për buqetat e luleve, ndërsa shtojnë se këtë në masë janë dhuruar vetëm trëndafilat tek.Një nga qytetarët tregon se rritja e çmimeve I ka penalizuar të bëjnë planë për këtë ditë.
Ndërkohë që edhe në rrugët e qytetit, mungesa e organizimit të aktiviteteve apo edhe dekorit në pedonalet kryesore ka ndikuar edhe më tepër në zbehjen e atmosferës së kësaj dite. Më së shumti, ky 14 shkurt ngjante me një ditë normale të vitit. Ndërkohë që më të pakta rezervimet kanë qenë edhe në restorante.