Ndërkohë kryetari I shoqatës së artizanatit dhe zejtarëve në Shqipëri, Zef Gjini, I cili dhe ndërmerr organizimin e aktiviteteve të tilla shprehet se qëllimi I hapjes së panairit në këtë ditë është rituali I përvitshëm që shqiptarët në vend që të protestojnë, festojnë.

Punimet e punuara me mjaft mjeshtëri dhe efikasitet tërheqin jo vetëm vëmendjen e qytetarëve por dhe të turistëve të huaj në këtë prag të sezonit turistik. Kryetari Zef Gjini thotë punimet gjejnë treg shitjeje në vendet e huaja.

Pedonalja e qytetit të Shkodrës jehonte nga muzika si dhe panairi I artizanatit organizuar nga shoqata e artizanatit dhe zejtarëve në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë Shkodër solli një atmosferë festive ndryshe nga ajo që shënon dita e punëtorëve.

Qytetarët por dhe të huajt shikonin me admirim tezgat e ngritura me punimet nga më të vogla e deri tek ato të tezgjahut të cilat ende nuk e kanë humbur vlerën e tyre.

 

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, SHËNGJINI MES PAPASTËRTISË
Artikulli tjetër6 RROBAQEPËSE PËRFUNDOJNË NË SPITALIN E SHKODRËS, DYSHOHET SE KANË PËSUAR REAKSION ALERGJIK