Ardhja e Charles Atsina në skuadrën e Vllaznisë është parë më pak skepticizëm e aq më tepër me problemet e tij fizike që shfaqi në fare pak kohë pas ardhjes në kampin kuqeblu.
Në shumë raste u kritikuan edhe drejtuesit e skuadrës shkodrane si dhe ish trajneri Cungu por me ardhjen e trajnerit Ernest Gjoka i cili e vendosi në vijën e parë të sulmit në ndeshjen ndaj Kukësit kampion duket se parashikimet e tij rezultuan efikase pasi sulmuesi ganez realizoi dy gola i cili shfaqi edhe vlera të tjera pozitive. Atsina tashmë është i fokusuar në mbarëvajtjen e skuadrës dhe arritjen e rezultateve sa më të mira ku po punojnë shumë për përmirsimin e mangësive që ka skuadra në fushë.
Edhe pse drejtuesit e Vllaznisë e kanë patur të qartë se nuk kanë marrë një super-sulmues por një alternativë për këtë repart dhe ai deri më tani e ka justifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Po shpresohet shumë që sulmuesi Atsina të vazhdojë me këtë performancë edhe në të ardhme ku tashmë vazhdimsia e kampionatit sa vjen e vështirsohet Vllaznisë i nevojiten rezultate.