Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme nga një aksident në Borsh. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë.

19 vjeçari me inicialet R.Dh. duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjerja A.D. 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakSTUDIMI I AGJENCISË SË KOMBEVE TË BASHKUARA: GRATË NË POLITIKË 2019, SHQIPËRIA E 4 NË BOTË
Artikulli tjetërPOROSITI NJË VRASJE ME PAGESË NË 2015-N, PLAGOSET ME ARMË ZJARRI 34-VJEÇARI