Një nga personat e kërkuar për rastin e Audit të verdhë, në Itali, është paraqitur vullnetarisht në kuesturën e Torinos për të sqaruar atë që e ka cilësuar “një gabim”, duke iu referuar fotove të publikuara në rrjet.

“Unë jam i pafajshëm”, mësohet t’u ketë thënë hetuesve shtetasit shqiptar, 32 vjeç, natën mes së shtunës dhe së dielës. Personi në fjalë, sipas gazetave lokale, ka thënë se, edhe dy personat e tjerë të shfaqur në foto nuk kanë lidhje me rastin e makinës së shpejtë. I riu, i ardhur në Torino nga lokaliteti i Forlisë, ka qenë i shoqëruar nga një avokat torinez. Ai ka siguruar hetuesit se njeh edhe dy personat e tjerë, të cilët sipas tij ndodhen në Shqipëri, njëri prej të cilëve edhe në burg. Aktualisht shtetasi shqiptar, i cili jeton në vendin fqinj pa leje qëndrimi, po mbahet nën mbikëqyrje.

Artikulli paraprakDEBATE NE MBLEDHJEN E GRUPIT TE PS, KERKOHET ANALIZE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 25.1.2016