Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë thirrje për tu paraqitur për të dëshmuar,

deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, për audio-përgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.

Mësohet se dy deputetët nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

Mësohet se bashkë me ta edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar organit të akuzës të caktojë një datë tjetër për t’i marrë në pyetje.

Thirrja e tre demokratëve për të dëshmuar erdhi pas thirrjes publike të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili e cilësoi jo autentik audio-përgjimin e PD-së dhe tha se për këtë dikush duhet të paguante me burg.

Artikulli paraprakMORI MANDATIN E TAHIRIT, SPARTAK BRAHO BETOHET SI DEPUTETI I RI I KUVENDIT
Artikulli tjetërKUVEND, BASHA: VËLLAI I XHAFAJT U PËRCOLL ME NDERIME NË ITALI, MINISTRI TË LARGOHET