Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret për të marrë në pyetje tre zyrtarë të Partisë Demokratike në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj.

Në thirrjen e Prokurorisë kërkohet të paraqiten Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, tre demokratët që kanë bërë edhe denoncimet për këtë çështje,

duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio përgjimit.

Prokuroria i thërret të hënën tre zyrtarët meqenëse nuk janë paraqitur dje.

Shkresa e Prokurorisë për 3 zyrtarët ka mbërritur në PD dhe mësohet se ata do pyeten nga prokurorët P.Kulluri dhe G.Osmanaj.

Artikulli paraprak“THE INDIPENDENT”: RUSIA KA KTHYER SYTË NGA SHQIPËRIA …
Artikulli tjetërKTHEHET SOT NGA SOFJA, KRYEMINISTRI RAMA KONFERENCË PËR MEDIAT NGA RINASI