RAMA: DREJTORËT JANË STRUKTURA TË PS, JO MILITANTIZËM NË FUSHATË. Nga salla e Kuvendit kryeministri Edi Rama foli për herë të parë regjistrimin audio që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha publikoi në Facebook, e ku e akuzonte Ramën se shfrytëzonte drejtorët e administratës për fushatën elektorale.

 Shefi i mazhorancës tha se shteti nuk është përdorur për fushatë, pasi takimi ka qenë me drejtorë të administratës të cilët janë njëherësh pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Rama tha se kanë qenë demokratët ata që në zgjedhjet e vitit 2011 abuzuan me listat dhe votuesit. Sipas kreut të qeverisë, demokratët janë të ndërgjegjshëm për çka ka ndodhur, por se janë peng i urdhrave të ish-kryeministrit Berisha.

Artikulli paraprak“MIRROR” E NXJERR FAVORIZUESE ELHAIDA DANIN
Artikulli tjetërSTERKAJ: NË SHKODËR REZULTATIN DO TA SHIHNI NË 21 QERSHOR