Autori Gjoke Gruda Stanaj, sjell për publikun e tij një përmbledhje poezish si pjesë e tri vëllimeve të tij të mëhershme, ku bëjnë pjesë poezi të krijuara dhe publikuara edhe më herët në gazeta të ndryshme në SHBA dhe Shqipëri.
Poezia lirike, është ajo që spikat në këtë përmbledhje, ku figurë qëndrore për autorin, mbetet ajo e femrës.
Në Albumin e Shpirtit mund të dëgjoni të gjitha poezitë që ai ia dedikon femrave nga thuajse 47 treva të Shqipërisë, dedikime intime, në të cilat gjithsesi ndjenja e bukur njerëzore e dashurisë është mbizotëruese.
Në dy vëllimet : Zemerthyem dhe Rrugëtime zemre, po ashtu, pa u ndare asnjëherë prej tonit lirik, prej thjeshtësisë dhe shprehjes së shpirtit të tij, autori thur vargjet për të bukurën, dhimbjen, gëzimin dhe përmallimin që ndjen zemra e njeriut për sa kohë ai jeton.
I urojmë lexuesit dëgjim të këndshëm !

https://youtu.be/vkURFnu5X3Q

Artikulli paraprakPAS DËSHTIMIT TË DY RAUNDEVE, ZGJIDHET KRYETARJA E RE E GJYKATËS KUSHTETUESE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 20.02.2023