Audiolibri, eshte endrra e kthyer ne realitet e nje mesueseje fizike te apasionuar pas letersise.

Prej dy vitesh kjo enderr po merr forme duke thyer pritshmerite e Violeta Volumit krijuese se kesaj nisme inovative ne Shkoder . Librat gjenden lehtësisht “online” dhe shkarkohen pa pagesë në volumiaudiolibri.com, ndersa tashme jane te shumte ato te cilet kane gjetur kete bibloteke te cilen nuk kane nevoje ta shletojne por mjafton ta degjojne.

Panairi i librit por edhe iniciativa e Ministrise se Arsimit “Takohemi per nje liber” jane iniciativa te cilat ne optiken e Violeta Volumit jane mjaft te vlefshme pasi afrojne nxenesit me librin. Violeta Volumi tashme e zhytur teresisht ne nismen e saj vullnetare per ti dhene njerezve mundesi te njohin librat falas, po mendon te ndihmoje dhe nxenesit e shkollave duke hedhur ne volumiaudioliber.com libra te cilat bejne pjese ne kurrikulat e tyre mesimore ose duhet te perfshihen.

Violeta Volumi ka qenë mësuese Fizike për vite të tëra. Siç nuk është e rrallë, letërsia ka qenë pasioni i saj i gjithmonshëm. Priti të dilte ne pension që ta shfrytëzonte kohën si donte dhe po e bën në mënyrën më të bukur. Po lexon libra nga më të mirët, dhe po i regjistron që t’i dëgjojnë të tjerët.

Artikulli paraprakPANAIRI I BASHKËNGJITET FESTIMEVE
Artikulli tjetër3 FITORE TË NJËPASNJËSHME TË VLLAZNIA B