Klubi i futbollit Vllaznia është gjetur me shkelje të rënda ligjore dhe abuzive.

Këto shkelje kanë dalë në pah përmes një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit siç ka bërë të ditur Star Plus kohë më parë kur KLSH mori këtë vendim. Bëhet fjalë për qindra milionë lekë që janë pjesë e shkeljeve ligjore në mënyrë krejt të hapur për tre vite me radhë 2014, 2015, 2016. Sipas auditit të KLSH lojtarët e ekipit të parë të Vllaznisë dhe stafi i trajnerëve dhe mjekëve janë trajtuar me kontrata shërbimi dhe për to nuk janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Kështu janë 350 milion lekë me efekt negativ në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga auditimi rezulton se 15% e tatimit në burim me një shumë totale pre 230 milion lekësh të vjetër për lojtarët dhe stafin sportiv nuk janë derdhur në degën e tatim taksave në Shkodër. Janë kryer pagesa pa procedura tenderimi si blerje karburanti në vlerën 13 milion lekë të vjetër, akomodim sportistësh në vlerën 84 milion të vjetër, shpenzime transporti 42 milion lekë të vjetër apo shpenzime ushqimi në vlerën 55 milion lekë të vjetër që në total janë 194 milion lekë të vjetër. Kontratat e lojtarëve sipas auditit të KLSH janë në kundërshtim me rregulloren e FSHF-së. Po ashtu përzgjedhja e lojtarëve nuk është bërë sipas rregullores së FSHF sepse për sezonin 2014-2015 janë paguar 35 lojtarë dhe një sezon më pas 32 lojtarë nga 25 që kanë qenë të federuar në FSHF. Vllaznia ka të vlerësuar edhe logon që në vitin 2011 në shumë 639 milion lekë të vjetër por që nuk është regjistruar në kapitalin e shoqërisë sipas ligjit. Në vitin 2014 Vllaznia ka një humbje prej 556 milion lekësh të vjetër ndërsa në 2014-ën ka një humbje prej 725 milion lekësh të vjetër ndërsa pasqyrat financiare kanë mangësi të theksuara në paraqitjen e llogarive. Në vitin 2014 FSHF ka arkëtuar një shumë prej 70 milion lekësh të vjetër dhe shumën prej 15.500 euro në vitin 2016 për Vllazninë por pa një kontratë të lidhur dhe nuk është deklaruar si e ardhur në klub duke qenë në kundërshtim me ligjin. Kontratat me lojtarët e huaj janë në shkelje të ligjit bën të ditur auditi i KLSH. Projekt buxheti për vitet 2014, 2015, 2016 nuk është hartuar në përputhje me kërkesat e ligjit “për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” si dhe projekt-buxhetet në këto vite nuk janë miratuar në Këshillin Bashkiak sipas zërave të shpenzimeve, pra të detajuara për paga e sigurime shoqërore e shëndetësore. Nuk ka rregullim të brendshëm, për përgatitjen e programeve ekonomike-financiare. Organika dhe niveli i pagave për personelin teknik dhe administrativ të shoqërisë nuk është miratuar në këshillin bashkiak, veprim i realizuar nga ish-administratorët dhe administratori aktual dhe që bie ndesh me ligjin “për kopetencat dhe caktimin e pagave”. KLSH në fund bën të ditur se klubi Vllaznia shumë shpejt duhet që të marrë masa për këto shkelje dhe të nisë përmirësimin për rekomandimet e lëna.

Artikulli paraprak“UNË MBJELL NJË FIDAN” NË SHIROKË
Artikulli tjetërBASKET, PRAGNDESHJA FINALE E SUPERKUPËS TIRANA-VLLAZNIA