Nje nga kengetaret me te dashura te muzikes shqiptare si nga vokali edhe nga temperamenti ka bere diten e sotme te ditur nje lajm mjaft te gezueshem, ate e te berit nene per here te dyte.

Aurela, ka preferuar qe tre muajt e pare te mos e beje publike kete gje pasi sic edhe ajo e citon ato tre muaj llogariten si te rrezikshem . Kengetarja ka shkurar nje status ne rrjetin social Face Book, ku ka treguar edhe lajmin e mrekullueshem ja cfare ka shkruar ajo .

Per miqte e mij e gjithe ndjekesit e mij. Besoj se tani erdhi momenti te ndaj me ju nje ndjesi qe nuk pershkruhet me fjale por vetem perjetohet.
Une e Skerdi jemi ne pritje te femijes se dyte. Jam vetem 15 javeshe( 3 muaj e 3 jave), e nuk me dukej e udhes te beja publike dicka kaq delikate perpara se te kalonin ato muaj qe mund te quhen edhe te rrezikshem per nje shtatezani. 
I uroj vetes vetem te jemi mire bebi e une deri ne fund. 
E me kete Rast, I uroj me shpirt te gjitha ato familje qe presin te behen prinder, te kene shendet e jete. Paci bekime. 
I falenderoj miqte e mij gazetare qe kane respektuar nje lajm kaq delikat per nje nene. Sigurisht nuk di c’te them per ata qe kane abuzuar me dicka te tille, deri duke nxjerre lajme se jam ne muajt e fundit e deri duke nxjerre edhe diten e lindjes duke Mos e respektuar aspak as shendetin tim as te femijes. Megjithate ne fund te fundit ajo qe ka rendesi eshte vetem shendeti. 
Pacim shendet e jete. Kaq. Falenderoj Zotin per kete bekim e dhurate pa cmim. Ja u uroj me shpirt te gjithe atyre qe mezi e presin t’u vije ne jeten e tyre ky bekim.

Artikulli paraprakTHAÇI KUJTON 26 VJETORIN E SHPALLJES PUBLIKE TË DEKLARATËS KUSHTETUESE
Artikulli tjetërTË LARGUARIT NGA PUNA, TUKAJ: BSPSH NUK KA HUMBUR ASNJË GJYQ