Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve që prej disa javësh kanë shkatërruar rajone të tëra të Australisë.

“Dëmi është i konsiderueshëm, i krahasueshëm me dëmet e shkaktuara nga një bombë bërthamore”, – thanë autoritetet në një konferencë për shtyp.

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Juglindjen e kontinentit ishull, njëkohësisht dhe rajoni më i populluar, gjë e cila iu dha mundësi mbi 100 mijë njerëzve të evakuoheshin nga qytetet e tyre ndërkohë që dje Sidnei regjistroi temperaturën rekord, 48.9 gradë Celsius, e regjistruar në Penrith, një qytezë në periferinë perëndimore kurse në kryeqytetin Canberra, temperatura arriti në 45 gradë.

Përballë një situate të tillë Kryeministri Scott Morrison urdhëroi grumbullimin dhe shpërndarjen e më shumë se 3000 rezervistëve në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një mobilizim që nuk është parë kurrë më parë. Sipas autoriteteve, zjarret kanë djegur një zonë të barabartë me dyfishin e madhësisë së Belgjikës.

 

Artikulli paraprakACARI, PROBLEME NË DISA AKSE RRUGORE
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH GRUPIN PËR REFORMËN ZGJEDHORE: SHUMË SHPEJT PROPOZIME KONKRETE