Australi, sekuestrohet kokainë me vlerë 162 milionë dollarë australianë
Një ngarkesë e madhe kokaine, prej 500 kg është sekuestruar në ditën e Krishtlindjeve në Sidnej të Australisë, ndërsa një ditë më parë ishin sekuestruar 600 kg kokainë në një treg australian pas përgjimeve të marinës franceze . Gjithashtu në Fixhi u sekuestruan 32 kg heroinë “E gjithë ngarkesa arrin në 1.1 ton kokainë dhe përbën ngarkesën më të madhe të kokainës të kapur në historinë e Australisë” tha Chris Sheehan i Policisë Federale Australiane Mes 15 personave të arrestuar është dhe një ish ylll i Ligës së Regbisë dhe mbreti i Bondi cafe informojnë mediat lokale Janë 14 australianë të arrestuar dhe një shtetas nga Zelanda e Re të moshës 29- 63 vjeç Plot 500 kg kokainë me vlerë 162 milionë dollarë australianë u sekuestruar natën e Krishtlindjeve në një anije në tregun e peshkut në Sidneit pas një hetimi më shumë se 2 vjeçar për të shkatërruar një bazë kriminale me qendër në Kili.