Një nënë me katër fëmijë të vegjël kanë vdekur në një aksident tragjik në Birsbane të Australisë.

37-vjeçarja Charmaine Harris McLeod ishte duke udhëtuar bashk me dy vajzat Ally, 6-vjeçe, Matilda, 5-vjeçe dhe dy djemtë, Wyatt, 4-vjeç e Zaidok, 2-vjeç.

Sipas raportimeve të mediave të huaja 37-vjeçarja tentoi të parakalonte një kamion në një rrugë periferike por u përplas nga një kamion tjetër që po vinte në drejtim të kundërt.

Mësohet se të dy automjetet shpërthyen në flakë, ndërsa drejtuesi i kamionit arriti të shpëtonte pasi kishte dal nga mjeti duke u hedhur nga dritarja. 47-vjeçari u transportua menjëherë në spital me djegie në duar dhe çarje në kokë.

Gruaja dhe 3 nga fëmijët e saj u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa njëra prej vajzave arriti të dilte nga automjeti, por humbi jetën rrugës për në spital.

Artikulli paraprak42-VJEÇARI HUMB JETËN NË AVION PASI KONSUMOI 246 QESE ME KOKAINË
Artikulli tjetërSOT DEL PROGRES-RAPORTI PËR SHQIPËRINË, JA ÇFARË NDRYSHON