Australia ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin prej më shumë se 2 muajsh. Në Uellsin e Ri Jugor situata paraqitet kritike për shkak edhe të të nxehtit, ku temperaturat i kanë kaluar mbi 45 gradë Celcius duke thyer kështu rekordin e vitit 2013.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë evakuuar njerëzit pasi zjarret janë shtrirë deri në zonat e banuara. Urat, një pjesë e madhe e shkollave, si dhe linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar. Në Queensland zjarret kanë djegur, 970,000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar mbi 700 shtëpi.

Mbi 1500 trupa zjarrfikës dhe disa avionë e helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Qytetarëve iu është bërë thirrje që të largohen nga banesat pasi kushtet atmosferike do të rëndohen edhe më shumë. Sipas meteorologëve, Australia po përballet me thatësirën më të madhe të dekadave të fundit.

Artikulli paraprakSPANJA NË KËRKIM TË NJË QEVERIE PAS 235 DITËVE
Artikulli tjetërSTUDIMI/ GJYSMA E POPULLSISË AMERIKANE DO TË JETË OBEZE PAS 10 VITEVE