Australia po përballet me një mot të pazakontë.

Disa pjesë të vendit kanë ngrirë për shkak të temperaturave rekord të ulëta. Situata pritet të vijojë e njejtë, me ngricë e shira të rrëmbyer në disa zona.

Banorët e Capital Territory u përballën me të ftohtin më të egër të këtyre 10 viteve të fundit, pasi për 4 ditë me radhë temperaturat qëndruan nën -5 gradë Celcius.

Në disa pjesë jugore të Capital Territory temperaturat shkuan deri në -6C javën e shkuar, duke e bërë këtë Qershorin më të ftohtë prej 1 dekade.

Teksa i ftohti ka mbërthyer Canberra-n, shirat e rrëmbyer pritet që të prekin një pjesë të madhe të Queensland, situatë që do të vijojë deri në fund të javës.

E njejta situatë parashikohet të vijojë edhe në shumë prej qyteteve, si Sydney, Melbourne, Adelaide, Perth, Hobart etj.

Artikulli paraprak“FINANCIAL TIMES”: BE DUHET TË MBROJË, DHE JO TË HEDHË POSHTË REFORMAT E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërLIONEL MESSI NË DËSHPËRIM, MASCHERANO TREGON GJENDJEN E RËNDUAR TË YLLIT TË ARGJENTINËS