Nuk është sekuencë e ndonjë filmi horror por përvoja e një të riu 26 vjeç, i cili i mbijetoi ortekut që e vuri poshtë në provincën e Styria në Austri.

Forcat e shpëtimit e quajtën operacionin e kryer ‘Mrekullia e Krishtëlindjes’.

26 vjeçari arriti të mbijetojë pasi pati mundësi të marrë frymë përmes një zgavre të madhe që ishte krijuar.

Djali kishte nisur skijimin në malin e Pletschnitzzinken, rreth 80 km larg nga Salzburgu rreth mesditës së 25 dhjetorit kur ai u godit nga orteku i borës.

Falë transmetuesit që skiatori posedonte, ekipi i shpëtimit arriti të identifikonte 26 vjeçarin dhe ta nxirrte gjallë.

 

Artikulli paraprakPESË ARSYE PSE DËSHIRONI ËMBËLSIRAT VAZHDIMISHT
Artikulli tjetërNIS RINDËRTIMI, RAMA NË DURRËS: NJERËZIT S’MUND TË FUTEN NË SHTËPI NËSE MENDOJNË SE DO KËPUTEN KOLONAT