Ekstremistët e djathtë të Partisë së Lirisë ka marrë postet kyçe në qeverinë e re të konservatorit Sebastian Kurz. Kështu partia kundër emigrantëve do të drejtojë Ministrinë e Jashtme, të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lideri i partisë, Heinz-Christian Strache do të bëhet zv.kancelar.
Marrëveshja vjen 2 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Austri, ku Partia Popullore u shpall fituese, por pa një shumicë të përgjithshme.
Kështu, në moshën 31-vjeçare, lideri i konservatorëve Sebastian Kurz do të bëhet udhëheqësi qeveritar më i ri në Europë.
Zgjedhjet e 15 tetorit në Austri si dhe mbarë fushata zgjedhore u karakterizuan nga tonet e ashpra anti-emigracion.
Por ndryshe nga të tjera vende europiane që gjithashtu u përfshinë në këtë retorikë gjatë proceseve zgjedhore përkatëse, Partia Popullore është e vetmja që e ka kthyer mbështetjen e votuesve në pushtet real. Koalicioni është aprovuar nga presidenti Alexander Van der Bellen dhe kështu Austria bëhet vendi i vetëm i Europës Perëndimore që udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë.