Austria po heq renditjen e përparësisë sipas moshës për vaksinimin kundër COVID-19, me mjekët e familjes tani në gjendje të vendosin sipas gjykimit të tyre se kush duhet të marrë përpara vaksinën, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein.
“Tani makineria e vaksinimit po fillon siç duhet”, tha ai duke iu referuar zgjerimit të pranueshmërisë.
Mueckstein shtoi se qeveria ishte në pritje së shpejti të miratimit nga EMA të vaksinës BioNTech/Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç.
Deri më tani, rreth 40 % e austriakëve të moshës 16 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës sntiCOVID-19.