Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri Monika Zach, e emëruar pak muaj më parë tha se Austria mbështet fuqishëm hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Këtë deklaratë ambasadorja e bëri në 20 vjetorin e kremtimit të festës Kombëtare të Austrisë në Shkodër.
Konsulli i Nderit i Austrisë Gjergj Leqejza i cili organizon për 20 vite këtë aktivitet, tha se austro-hungaria është prezente që në shekullin e 17-të në veriun e Shqipërisë ndërsa edhe në ditët e sotme Austria vijon që të jetë një prej shteteve që mbështet vendin tonë në procesin e integrimit europian.
Festa e Austrisë në Shkodër e cila mbledh autoritete vendore, fetare por edhe më gjërë është kthyer në një traditë të përvitshme në këtë qytet si shenjë falenderimi për mbështetjen e Austrisë ndaj vendit tonë.