Austria, pakt me Shqipërinë për gjurmimin e personave në kërkim. Sobotka: Të kapim kokat e trafikut të drogës
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, që ka vizituar sot Tiranën, ka dhënë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri. Sobotka tha se me Tahiri “folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë tek kokat e këtij trafiku.” Nga fjala e z.Sobotka: “Shqipëria ndodhet në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe ndodhet në një pikë kyçe, ku pret për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ia thashë edhe z. ministër që para ardhjes sime këtu zhvillova një telefonatë me Komisionerin Hahn, ku ne theksuam edhe një herë që viti 2017 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, por për këtë duhet të kapërcejë edhe sfidat që i kanë mbetur. Në mënyrë që në 2017 të arrijë të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave të pritura. Bashkimi Europian e do Shqipërinë në mesin e tij dhe Austria në këtë rast është një faktor dhe një vend i cili mbështet fuqishëm. Shqipëria për ne është një partner shumë i rëndësishëm dhe ne zhvillojmë prej vitesh një bashkëpunim bilateral policor shumë të shkëlqyer, por ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe në nivel ndërkombëtar ku Shqipëria është vend anëtar Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve por mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria ndodhet në rrugën ndërmjet zhvillimit të trafikut të lëndëve narkotike, kjo për arsyeje sepse ndodhet në itinerarin e drogave që qarkullojnë nga Amerika Latine dhe nga Afganistani dhe për këtë arsyeje Shqipëria ka një rol strategjik në luftën që zhvillohet kundër në luftën kësaj tendece. Më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për sukseset që keni arritur në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Sot gjatë takimit tonë, ne folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë kokat e këtij trafiku. Për Shqipërinë një premisë shumë e rëndësishme është shkëmbimi i të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe në këtë kuadër Austria është duke parë mënyrat se si marrëveshja e prillit ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian për shkëmbimin dhe njohjen e të dhënave të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër Austria është duke punuar që në kuadër të Salsburgut dhe miqve të saj, marrëveshjen e prillit që ekziston ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian ta zgjerojë edhe te vendet që janë miq të forumit të Salsburgut. Një temë e agjendës sonë ishte dhe emigracioni. Bashkë me z.Ministër ne folëm për parashikimet që kemi ne për vitin 2017. Folëm për sigurinë e kufijve, sigurinë që ofron Shqipëria për kufijtë dhe për prognozën që kishte z.Ministër për vitin 2017. Parashikimi i z. Ministër ishte që në vitin 2017, Shqipëria nuk rrezikon që të jetë pjesë e ndonjë itinerari të flukseve migratore. Por edhe në qoftë se kjo do të ndodhte, Shqipëria do të shërbente si një kaskadë, përpara vendeve të Ballkanit perëndimor për të ndaluar këto flukse migratore. ,” theksoi ministri i Brendshëm i Austrisë.