Të paktën 15 nxënës në Indi janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur pasi një autobus shkolle që po udhëtonte u përplas me një kamion në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Përplasja ndodhi të enjten në mëngjes në Etah, rreth 265km (164 milje) larg nga kryeqyteti i shtetit, Lucknow. Një oficer i lartë i policisë tha për BBC –në se 14 studentë “ishin në gjendje kritike”. Kryeministri Narendra Modi tha se ndjen dhimbje për aksidentin tragjik. Zëdhënësi i policisë Rahul Srivastava tha shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.