
Përcjellësit elektrik të shtyllave në hyrje të Shkodrës u këputën nga një autobus në mënyrë aksidentale.
Rënia në tokë e përcjellësve eletrik krijoi një rrezik për automjetet dhe këmbësorët në atë zonë ndaj OSHEE ndërhyri menjëherë për t’i larguar.
Ndërkohë u shkaktua edhe një zjarr nga rënia e përcjellësve të energjisë elektrike derisa u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve për të shuar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre.
Është e paqartë se si autobusi goditi telat elektrik ndërsa policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.