Një autobus që transportonte rreth 40 njerëz, të ftuar në dasmë ra në lumin Indus në veri të Pakistanit të martën, duke vrarë të paktën 18 persona, thanë zyrtarët.
Ngjarja ndodhi në rajonin Gilgit Baltistan, ndërsa autobusi po shkonte për në Chakual, një qytet në provincën Punjab, tha zëdhënësi i qeverisë Faizullah Faraq. Ai tha se deri më tani vetëm një grua ishte gjetur e gjallë dhe po trajtohej në spital. Policia tha se ekipet e shpëtimit do të rifillojnë kërkimin për pasagjerët e zhdukur të mërkurën. Policia tha gjithashtu se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe oficerët nuk e kishin regjistruar ende deklaratën e të mbijetuarit të vetëm. Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari shprehu ngushëllime dhe u kërkoi shpëtimtarëve të përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur pasagjerët e humbur.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut dhe standardeve të sigurisë. Në gusht, 36 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dy përplasje të veçanta autobusësh.