Një person tashmë i identifikuar nga Policia e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, Topojë e Fierit.
Sipas banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë për të ndaluar dhe marrë pasagjerë, duke i kërkuar që të hapë rrugën.
Ne debat e sipër për hapjen e rruges, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.
Nnë vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak.