Autobuzi i shijes Neranxi këtë të shtune është vendosur në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Qytetarët shkodran dhe jo vetëm kishin mundësinë të degustojnë gatime të përgatitura nga studentët dhe shefat më të mirë në kulinari. Drejtoresha e shkollës Barije Dervishi, tha se instituti Neranxi përmes panairit të organizuar sot synon të promovojë cilësinë e ushqimit, ndërsa ju bën thirrje të gjithë të rinjve të apasionuar pas kulinarisë të ndjekin ëndrrën e tyre pranë këtij instituti.

Dervishi tregon se interesi I të rinjvë për për të mësuar rreth kulinarisë është duke u rritur çdo ditë e më shumë..

Autobuzi i shijës është kthyer në një traditë tashmë ku çdo fundjavë udhëton në qytete të ndryshme duke paraqitur një gamë të larmishme të ushqimeve dhe ëmbëlsirave.

Qytetarët shkodran kishin mundësinë për orë të tëra të provonin receta të ndryshme nga shefat e talentuar të institutit kulinar Neranxi, ku përgatitën ushqime të freskëta dhe të shijshme për të gjithë.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA RIKTHEHET TE FITORJA
Artikulli tjetërBASHKIA PLAN PËR PASTRIMIN E QYTETIT