Një grup autokompanjerësh, të cilët tashmë janë mbi 65-vjeçarë, u ritakuan në fushat me grurë të Gjormit në Kurbin, pas më shumë se 33-vitesh.Në piken e fushatës së korrjes së grurit, autokombanjerët e viteve ‘70 sollën në kujtesën e tyre momente nga korrja e grurit në vitet e para të punës së tyre.

Një pjesë e tyre jetojnë jashtë vendit e të tjere janë larguar nga jeta, por per ta puna e bërë në fushat me grurë ka qenë mjaft frytëdhenese.Te gjithe kane sjelle momente nga jeta dhe puna tyre ne nje sektor te rendesishem bujqesor, oret e gjata mbi autokombanja, dhe vezhgimin me korrektesi nga drejtuesit e asaj kohe. Tashme thuajse te gjithe ne pension, jane prender, gjysher, madje dhe stergjysher, si 82 vjeçari Ram Berisha, deri te me i riu Sander Frroku ideatori i kesaj ceremonie te bukur ne arat e mbjella me grure.

Kurbini është një zonë e njohur për siperfaqet të mëdha të mbjella me grur dhe kultura të tjera një sektor mjaft i rëndësishem i bujqesise.

Artikulli paraprakAFGANËT NË SHQIPËRI, NË PRITJE TË REALIZIMIT TË ËNDRRËS AMERIKANE
Artikulli tjetërU AKSIDENTUAN, NDËRROJNË JETË TË MOSHUARIT