Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shijakut pasi qarkullonte me pistoletë me vete, por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe një automatik me silenciator.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Artur Prolla, 42 vjeç nga Shijaku, pasi gjatë kontrollit fizik në vendin e quajtur Koxhas/Kodër iu gjet një pistoletë “Smith & Vvesson” me mulli dhe 5 fishekë kalibri 38 mm. Por më pas në shtëpi Prollës iu gjet dhe një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë .

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Artikulli paraprakFALSIFIKIM ME DRU ZJARRI, ARRESTOHET 37-VJEÇARI
Artikulli tjetërI ZHVATI 8 MIJË EURO 36-VJEÇARES, LIHET NË BURG JURISTI I HIPOTEKËS SË KORÇËS