Të gjitha gjobat dhe kamat vonesat për taksat e papaguara të mjeteve motorike që janë të mbartura para vitit 2010 do të falen por me kushtin që të paguhen detyrimet e tjera në 2011 e mbrapa.
Drejtori i shërbimit të transportit rrugor Ilir Sokoli shpjegon ligjin e ri për faljen e këtyre taksave për mjetet që pronarët duan t’i lënë të regjistruara .Drejtori Sokoli tregon edhe se çfarë duhet të bëjnë pronarët e mjeteve që nuk duan të paguajnë detyrimet duke thënë se vetë drejtoria do t’i ç’regjistrojë. Në qarkun e Shkodër janë një numër i konsiderueshëm mjetesh që kanë detyrime të mbartura të cilat përfshihen nga ky ligj duke përfituar faljen e taksave përpara vitit 2010.