Numri i drejtuesve të automjeteve që presin në radhë për të kryer procesin e kontrollit teknik në Shkodër, vijon të jetë i lartë.
Gjatë së shtunës, një numër i konsiderueshëm automjetesh kanë qëndruar të parkuara me orë të tëra në pritje të kolaudimit. Drejuesit e mjeteve deklarojnë se ky është një fenomen i njohur për ta, ndërsa vënë theksin tek mundësia e zgjidhjes së kësaj situate përmes licensimit të serviseve private. Radhët pranë pikës së kolaudimit në Drejtorinë e Rrugëve të Shkodrës kanë qenë të pranishme edhe gjatë tre muajve të fundit. Kjo situatë është krijuar shpeshherë si pasojë e mungesës së pikave të tjera për kontroll teknik si dhe numrit të shtuar të automjeteve.