Një person ka humbur jeten, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe doli nga rruga, duke u përplasur me murin e nje biznesi. Aksidenti ndodhi pasditen e se marte në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Drejtuesi i mjetit udhëtonte i vetëm në automjet dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por gjetu vdekjen rrugën për ne spitalin e Traumes në Tirane.Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesi i mjetit.