Një automjet që udhëtonte nga Poliçani në drejtim të Skraparit ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shkëmbi i Kopaçit mbrëmjen e djeshme.
Në automjet ishin një çift bashkëshortësh. Ata kanë dalë menjëherë nga mjeti dhe janë transportuar për në spitalin e Skraparit, duke marrë plagë të lehta.
Drejtuesi i mjetit V. Xh, nga Tirana udhëtonte drejt Skraparit.
Sipas policisë se Beratit ndaj tij është vendosur vetëm masë administrative.