Automjeti në flakë, nuk dihen shkaqet

Një automjet ka marrë flakë në aksin Librazhd-Përrenjas. Ngjarja është raportuar në media nga qytetarët të cilët raportojnë se ngjarja ka ndodhur një orë më parë dhe për 15 minuta në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia as zjarrfikësja. Nga përfshirja e flakëve të makinës raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. “Ndodhi 1 orë më parë por dua t’ju njoftoj që isha në vendngjarje, policia erdhi pas 15 min as ambulanca as zjarrfikësja, kjo është policia që ka vendi jonë. Ndodhet në aksin Librazhd-Përrenjas në fshatin e quajtur Qukës”. Pas njoftimit nga ana e qytetarëve për makinën e përfshirë nga flakët, ka reaguar edhe Policia e Elbasanit, e cila në një njoftim për mediat shkruan: “Njoftohemi se sot më datë 23.04.2017 mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit. Nuk ka persona të dëmtuar”.

Artikulli paraprakOPERACIONE TË SHUMTA ANTIDROGË KAPEN QINDRA KILOGRAMË
Artikulli tjetërRAMA: QYTETARËT TË REFUZOJNË THIRRJET PËR BLLOKIMIN E RRUGËVE