PROVIMI I VITIT TË DYTË VJEN PËRMES NJË FTESË PËR TË NJOHUR VETVETEN. Viti i dytë i Akademisë së Arteve në Shkodër provimin e semestrit të parë e ka kthyer në një ekspozitë përmes temës “Autoportret”.
Në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër studentët e akademisë shfaqën përmes videove, fotove apo audios një autoportret që vinte si një ftesë për ta njohur vetveten në skutat më të thella. Pedagogu Eros Dibra shprehet se pse zgjodhi këtë mënyrë. Kjo ekspozitë e veçantë përçonte mesazhin se arti na jep mundësinë që ta përmbysim realitetin tonë fizik dhe të hapim porta të reja përceptimesh dhe ndjenjash që janë tek gjithsecili.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ps78kXQBTP4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]