Pavarësisht se u deklarua se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, humbi jetën nga ataku kardiak, Prokuroria në Udine hapi edhe një pistë për vrasje të mundshme.
Por sot është zbardhur edhe autopsia, e cila tregon se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
Natën mes së shtunës dhe së dielës lojtarit i ka ardhur një vdekje kardiake dhe shkak për këtë, sipas autopsisë, ka qenë një arrest kardiak.
“Rrahjet e tij të zemrës filluan të ngadalësoheshin, derisa zemra më në fund i ndaloi së punuar”, thuhet në rezultatin e autopsisë.
Në 60 ditë, siç raporton Sky Sport, do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme. Tashmë trupi është lënë i lirë t’i dorëzohet familjarëve dhe më 8 mars do të kryhet ceremonia mortore në Firenze.