Shkodër

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, u bë zbardhja dhe dokumentimi i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Si rezultat u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e vjedhur banesa e shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore, në banesën e shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin vjedhur nga shtetasi K. F.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. F. është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, konkretisht:

-Në lagjen “Tre Heronjtë”, më datë 03.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit L. M.;

-Në fshatin Grude e Re, më datë 16.102020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit Gj. N.;

-Në lagjen “Vasil Shanto”, më datë 28.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit M. A.

Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 27.11.2020
Artikulli tjetërBOTËRORI “KATAR 2022”, FIFA ZYRTARIZON VAZOT, JA KU POZICIONOHET SHQIPËRIA!