Një sasi lëndë plasëse e dyshuar tritol shpërtheu në orët e para të mëngjesit në banesën e shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Sipas policisë vendore të Shkodrës ngjarja ndodhi rrreth orës 03:36 të 28 korrikut ndërsa ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë si autor të dyshuar policia ka shpallur në kërkim shtetasin e njohur me emrin Luigj Martini i cili sipas efektivëve është njëri prej autorëve ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Por autori i dyshuar Luigj Martini, i cili ka ndryshuar emrin duke e bërë Pjetër Thani deklaron se prej datës 17 korrik ndodhet jashtë Shqipërisë teksa është larguar në drejtim të Francës. Ai mohon çdo lidhje të mundshme me tritolin për të cilin është i dyshuar sepse pretendon se ndodhet jashtë vendit. Martini i cili ka marrë mbiemrin e ish-bashkëshortes thotë se është në proces divorci me të dhe akuzon njerëzit e saj si autor të mundshëm të tritolit duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë dhe të lidhur me policinë e prokurorinë.

Luigj Martini që policia e dyshon si autor shprehet se e njeh shtetasin Robert Gera, duke thënë se e ka komshi dhe e ka patur një shok të afërt. Më 12 qershor Gera sipas të dyshuarit Martini ka dërguar ish bashkëshorten e këtij në fundit në burgun e Reçit ku ndodhej 44 vjeçari i cili nga Spanja ku është momentalisht hedh poshtë çdo akuzë ndaj tij dhe i kërkon autoriteteve shqiptare ta lënë të qetë.

I dyshuari Martini ka bërë 5 muaj burg si i dyshuar për dhunë psikologjike me njërin prej vëllezërve për një konflikt prone, çështje të cilën e ka mbyllur edhe me shtetin edhe me të vëllanë duke u pajtuar.

Policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Ndërkohë vetëm 4 minuta përpara shpërthimit të tritolit, në Shkodër u përfshinë nga një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm dy automjete të parkuara në zonën e njohur si Çinari në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Automjetet janë në pronësi të shtetasit Erdi Kraja i cili bashkë me familjen janë pronarë të një byrektore afër shtëpisë ku edhe ndodhi ngjarja. Policia po heton për identifikimin e dy autorëve të maskuar ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të asaj zone.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRITOL NË BANESË DHE DJEGIE MAKINASH
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR, PRITET SOT DEKRETI I BEGAJT. KUVENDI SHTYN PËR NESËR SEANCËN E POSAÇME