Kanada, autori i sulmit në xhami idhull Trump e ushtrinë izraelite
Alexandre Bissonnette, franko-kanadezi, 27 vjeç, është autori i sulmit të dyshuar të xhamisë në Quebec, ku humbën jetën 6 persona, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur. Mediat kanadeze thanë se sulmi ishte terrorist, ndërsa autori i tij si i frymëzuar nga xhihadi islamik. Por, në profilin e tij në Facebook, Bissonnette adhuron ushtrinë e Izraelit si dhe Presidentin e SHBA, Donald Trump. Një fakt ky që rrëzon pretendimet për lidhjen e tij me xhihadin. 27-vjeçari adhuron gjithashtu edhe kryetaren e Frontit Kombëtar francez, Marine Le Pen, e njohur për qëndrimet e saj kundër refugjatëve. Alexandre Bissonnette u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm. Ai jeton në Cap-Rouge dhe është një student i shkencave politike në Universitetin e Laval, në afërsi të xhamisë. Dëshmitarët thanë se në momentin e sulmit, autorët ishin të veshur me të zeza dhe filluan të bërtisnin “Allahu Akbar”. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pista e atentatit terrorist duket se ka rënë.